Bundesliga, Bayern Munchen
surprizon me emrin e trajnerit të ri

Bundesliga, Bayern Munchen<br />surprizon me emrin e trajnerit të ri<br>
Jupp Heynckes në qershor do të mbyllë aventurën e tij të katërt te Bayern Munchen. Identik si para katër vitesh, kur e dinte që në janar se vera nuk do ta gjente në stol.

Dyshja Hoeness-Rummenigge ka nisur punën për të gjetur pasardhësin ideal të 72-vjeçarit. Siç kanë paralajmëruar vetë bavarezët, trajneri i ri i skuadrës duhet të jetë relativisht i ri dhe të garantojë një të ardhme me talente të zhvilluar në akademi. Mësohet se trajneri që po diskutohet aktualisht në Mynih nuk është gjerman, ndryshe nga sa shkruajnë mediat sportive. Njeriu i cili mund të nisë një epokë të re te rekordmenët është Paul Clement, ish-asistenti i italianit Carlo Ancelotti, i shkarkuar nga kampionët e Bundesligës një muaj më parë.

Clement është anglez, por di të flasë mjaft mirë gjermanisht, një kriter shumë i rëndësishëm në Bundesligë. 45-vjeçari ka punuar në “Allianz Arena” nga 1 korriku 2016 deri më 2 janar 2017 përkrah mikut të tij, Ancelotti, ashtu siç ka bërë më parë edhe te Chelsea, PSG dhe Real Madrid. Arsyeja kryesore pse Clement mund të marrë “frenat” e skuadrës bavareze është lidhja e tij e fortë me lojtarët. Në vetëm pak muaj punë me ta, ai ka fituar besimin e tyre.

Manuel Neuer me shokë kanë këmbëngulur disa herë te drejtuesit që Clement të rikthehet në Mynih (në çfarëdolloj roli). Kjo ka nxitur presidentin Hoeness të mendojë nëse anglezi mund të përballojë presionin duke qenë trajner i parë dhe jo thjesht asistent. Clement aktualisht po punon te Swansea City, atje ku ka huazuar mesfushorin e Bayernit, Renato Sanches. Nëse do të ketë një ecuri të mirë në Premier League, pritet që t’i vijë një telefonatë nga Gjermania./lajmi është marrë nga eduasportin.com/

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Zjarret e furishme në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me 30 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete: Do qëndrojnë deri në stabilizimin e situatës

Zjarret e furishme në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me 30 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete: Do qëndrojnë deri në stabilizimin e situatës