Bundesliga, Bayerni ngec ndaj
Mainz, ndeshja përfundon 2-2

Bundesliga, Bayerni ngec ndaj<br />Mainz, ndeshja përfundon 2-2
Pas eliminimit në Champions League Bayerni i Mynihut nuk ngre kokë as në kampionat.
 
Në ndeshjen e javës së 30-të të Bundesligës gjermane,  bavarezët nuk shkuan dot më shumë se një barazim 2-2 ndaj Mainz.
 
Miqtë e fillojnë ndeshjen me gol pasi në minutën e 3-të shënon spanjolli Bojan Kërkic një gol të bukur duke kaluar mes mbrojtes bavareze. Gjithsesi Bayerni barazon pak më vonë me holandezin Arjen Robben i cili po ashtu shënon një gol mjaft të bukur.
 
Por skuadra e Anccelotit e qetë nga diferenca e madhe me vendin e dytë lëshon në lojë dhe Mainz që ka nevojë jetike për pikë shënon edhe golin e dytë në fund të pjesës së parë.
 
Brosinski shndërron në gol një penallti në minutën e 40-të. Edhe në pjesën e dytë, bavarezët tentojnë të barazojnë por Mainz mbrohet mirë deri në minutën e 73-të kur barazon spanjolli Thiago Alcantara pas një aksioni personal.
 
Deri në fund rezultati nuk ndryshon dhe Bayerni barazon me Mainz 2-2. Bavarezët janë pranë titullit kampion pasi kryesojnë me 70 pikë 9 më shumë se Lajpcig i vendit të dytë kur duhen edhe 4 ndeshje deri në fund.
 
Në ndeshjet e tjera të javës së 30-të Herta Berlin fitoi 1-0 ndaj Wolfsburg, Hamburgu i Mavraj u mposht në shtëpi nga Darmshtad 2-1 ndërsa vijoi me fitore Ëerder Bremen që likuidoi Ingolstad 4-2.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)