Janë bërë të ditura rezultatet definitive të zgjedhjeve legjislative gjermane për rinovimin e Bundestagut, që është dhoma e ulët e parlamentit gjerman.
Shifrat e dhëna janë pothuajse të njëjta me ato të projektuara më herët:konservatorët e unionit Cdu/Csu me 33 % të votave, SPD me 20,5% , e djathta Alternativa për Gjermaninë (AFD) 12,6% dhe liberaldemokratët e (FDP) siguruan 10,7% të votave.
Bundestagu i ri do të numërojë 709 deputetë, një shifër rekord kjo, krahasuar me 630 deputetët e asmablesë në largim, një shtim që i detyrohet sistemit gjerman elektoral.
Kështu, Unioni do të ketë 246 vende, SPD 153, AFD 94, FDP 80, Linke 69, dhe të gjelbrit 67.
Pjesëmarrja në votime u regjistrua në 76,2%, më e lartë se në 2013, kur ishte 71,5%.
Në deklarimet e para pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve kancelarja Angela Merkel u shpreh, se ka besim t`u prezantojë gjermanëve një qeveri të qëndrueshme deri në Krishtlindje.
Kryesia e SPD-së deklaroi menjëherë pas shpalljes së rezultateve paraprake dhe humbjes së rëndë të saj, se do të dalë në opozitë. Ka gjasa që koalicioni i ardhshëm qeverisës të përbëhet nga tri parti: CDU/CSU, FDP dhe Të Gjelbrit.
Krijimi i një koalicioni të tillë konsiderohet i vështirë për shkak të diferencave të mëdha mes CSU-së dhe ekologjistëve.Votimet sollën në Parlament partinë anti-islamike të ekstremit të djathtë, Alternativa pë Gjermaninë - për herë të parë në më shumë se 50 vjet.
Në një parlament të ndarë në gjashtë parti, procesi i formimit të qeverisë së koalicionit mund të zgjasë disa muaj.
Redaksia Online
A.J Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.6%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4305
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41