TIRANE- Në Shqipëri sot, raporti i bunkerëve me njerëzit është 1 me 4.  Të ndërtuar gjatë periudhës së komunizmit të Enver Hoxhës, më shumë se sa 700 000 bunkerë “njollosin” hapësirën.

Këta bunkerë nuk u përdorën kurrë për mbrojtje nga sulme të të huajve, qëllimi për të cilin ata u ndërtuan. Sot, ata janë thjesht një kujtim i kohës së shkuar.

Fotografi David Galjaard ka punuar një seri me foto të bunkerëve të Luftës së Ftohtë në Holandë në vitin 2008, kur një gazetar i ri i rrëfeu atij për bunkerët në Shqipëri.
Ai e preku vetë Shqipërinë, duke udhëtuar disa herë në vendin tonë dhe i fotografoi bunkerët.

“Qëllimi ishte të zbuloja çfarë pasojash kanë bunkerët për hapësirën shqiptare dhe çfarë do të thotë kjo për njerëzit, për kujtesën e tyre kolektive, të jesh vazhdimisht nën ‘presionin’, nën atë që shkaktojnë, duke të kujtuar të kaluarën e tij të ashpër diktatoriale”, ka thënë Galjaard.

bunkeret
 Foto të tjera

Redaksia online
(b.g/ shqiptarja.com)