Një ish-modele e revistës për meshkuj Playboy është dënuar me burg pasi tentoi të vriste një mafioz boshnjak. Slobodanka Tosic u dënua me dy vjet e gjashtë muaj burg pasi bashkëpunoi me vrasësit e bosit të mafias Djordje Zdrale.

Ky i fundit ishte i dashuruar me modelen, e njëkohësisht Miss Bosnja, por pasi arriti t’i shpëtojë vdekjes, dëshmoi kundër saj. Goditja kundër mafiozit ishte planifikuar nga një tjetër gangster i njohur në Ballkan, Darko Elez. Sipas mediave lokale, Tosic dhe Elez frekuentoheshin bashkë gjatë asaj kohe. Modelja do të shërbente si karrem që Elezi të fuste në kurth rivalin e tij.

Tosic është një nga 32 personat e shënjestruar nga policët boshnjakë në operacionin e koduar si “Kukulla e Operacionit”, qendra e së cilës ishte vetë ajo. 29-vjeçarja u ekstradua në Bosnje pasi mendohet se është e lidhur me pesë vrasje dhe një varg grabitjesh me vlerë 4 milion paund gjatë korrikut të kaluar.

E lindur në Bosnje, Tosic konsiderohet si një personazh publik i suksesshëm, e pasuruar me forcat e veta, nëpërmjet karrierës si modeled he njihet në të gjithë Ballkanin. Ajo është shfaqur më parë në kopertinën e revistës Playboy, ka marrë pjesë në një reality-shoë serb dhe është kurorëzuar si Miss Bosnja.
tosic
tosic
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)