MOSKE- Një gjykatë në Moskë ka dënuar dy nga pesë të akuzuarit për vrasjen e gazetares së njohur ruse, Anna Politkovskaya, me burgim të përjetshëm. Lom-Ali Gaitukayev është dënuar me burgim të përjetshëm për organizimin e vrasjes, ndërsa Rustam Makhmudov ka marr dënim të njejtë për kryerjen e vrasjes. Në muajin maj, një juri ka vendosur që katër persona janë fajtor për organizimin e vrasjes së gazetares, derisa i pesti është shpallur fajtor për kryerjen e vrasjes.
 
Tre të dyshuarit e tjerë në këtë rast, ish-oficeri policor, Sergei Khadzhikurbanov është dënuar me 20 vjet dhe vëllezërit Ibragim dhe Dzhabrail Makhmudov, janë dënuar me 12 vjet burg. Politkovskaya, e cila ishte gazetare kritike ndaj Kremlinit për politikat ndaj Çeçenisë, është vrarë me armë zjarri në Moskë në vitin 2006. Kush e urdhëroi vrasjen mbetet ende e paqartë.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)