SHKUP - Eshtë dënuar me burgim të përjetshëm polici maqedonas i cili vrau dy të rinj shqiptar vitin e kaluar në Gostivar. Jakim Trifunovski u dënua nga Gjykata Themelore e Gostivarit pasi sipas aktvendimit u vërtetua se polici Trifunovski nuk vuan nga ndonjë sëmundje mendore dhe se aktin e vrasjes e kishte kryer në i vetëdijshëm.
Gjatë procesit gjyqësor polici ka deklaruar se ka qëlluar ndaj të rinjve Besnik Shehapi, 25 vjeç dhe Imran Mehmeti 30 vjeç, të dy nga Gostivari me pretendimin se donte të mbronte vajzën e tij të mitur, e cila ndodhej me të. Ngjarja u shënua më 28 shkurt 2012 pranë lumit Varda, Gostivar kur polici ishte në detyrë. Ai është grindur me dy të rinjtë shqiptar për shkak të një parkingu të makinave, ka nxjerrë pistoletën nga makina dhe ka shtënë në drejtim të dy viktimave.
Rreth 25 % e 2 milionë banorëve të Maqedonisë janë me etni shqiptare. Marrëdhëniet mes dy komuniteteve shpesh kanë shënuar incidente dhe provokime
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com