TIRANE – Mbetet në burg edhe i arrestuari i 9 nën akuzë për dërgimin e shqiptarëve në luftën e Sirisë, në emër të xhihadit (Luftës së Shenjtë).
Gert Pashja, i cili u arrestua dy ditë më parë në Rinas nuk ka pranuar akuzën e Prokurorisë, dhe në seancën e sotme gjyqësore në ngarkim të tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ka deklaruar se ka predikuar Islamin.
30-vjeçari u vu në pranga si një nga organizatorët kryesorë të dërgimit të shqiptarëve për të luftuar në Siri. 30-vjeçari nga Peqini kishte rolin e pritësit në Turqi të muxhahedinëve që vinin nga Shqipëria dhe kalimin e tyre në kufirin me Sirinë.
U DEPORTUA NGA TURQIA, U ARRESTUA NE RINAS
Pashja ishte ndaluar në Turqi nga policia vendase në bazë të urdhërit të arrestit të nxjerrë nga prokuroria e Krimeve të Rënda në Shqipëri.
Për të shmangur procedurat e gjatë të ekstradimit, për të është marrë vetëm masa e dëbimit në Shqipëri dhe në Rinas ai pritej nga oficerët.
Pashja është i arrestuar i nëntë i Prokuorisë së Krimeve të Rënda, për rrjetin e rekrutimit të xhihadistëve në Shqipëri, ndërsa janë në kërkim edhe 4 të tjerë.
Grupi i rekrutimeve drejtohej sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda nga imami i xhamisë së Unazës së Re, Genci Balla dhe imami i xhamisë së Mëzezit, Bujar Hysa.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

SHBA, shkrihet njësia që përgjonte myslimanët shqiptarë