Burgjet, Gjykata Evropiane
ndëshkon Greqinë
Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut ndëshkon Greqinë për shkelje në trajtimin e të burgosurve. Vendimi i referohet trajtimit jo njerëzor në burgjet e Janinës për vitet 2008-2009 ku vuajnë dënimin edhe mjaft të burgosur shqiptarë
ATHINE- Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut ndëshkon Greqinë për shkelje në trajtimin e të burgosurve. Vendimi i referohet trajtimit jo njerëzor në burgjet e Janinës për vitet 2008-2009 ku vuajnë dënimin edhe mjaft të burgosur shqiptarë. Gjendja e burgjeve greke është e mbi populluar dhe herë pas here ka ngjallur kritikat e organizatave ndërkombëtare.
Burimet mediatike greke kanë pohuar se Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka gjetur shkelje në trajtimin e të burgosurve në institucionet greke të paraburgimit. Sipas mjeteve kryesore greke të informimit vendimi i gjykatës trajton rastet e 47 të burgosurve mes të cilëve edhe 8 të huaj në burgun e Janinës në Greqinë e Veriut për periudhën 2008-2009. Në këtë burg vuajnë dënimin edhe disa dhjetëra emigrantë nga Shqipëria, të dënuar për vepra të ndryshme penale nga drejtësia greke.
Vendimi i Gjykatës Europiane, sipas medjave greke, nxjerr në pah problemet kronike që karakterizojnë burgjet greke. Vendimi referohet kushteve jashte standarteve ndërkombëtare duke pohuar se në një burg të projektuar për 80 persona vuanin dënimin 220 të burgosur pa kushtet minimale dhe me mungesa të theksuara të trajtimit.
Ky vendim i Gjykatës Europiane që e ndëshkon Greqinë për këtë trajtim , sipas komenteve të shtypit grek, mund të luajnë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e situatës që mbizotëron në burgjet greke. Kjo situatë është përkeqësuar sidomos viteve të fundit me thellimin e krizës ekonomike dhe financiare që ka mbërthyer Greqinë.
Në fillim të këtij viti Komisioni Europian i Këshillit të Europës për Parandalimin e Torturave kishte lëshuar kritika të ashpra ndaj Greqisë, në lidhje me kushtet e mbajtjes së emigrantëve të paligjshëm dhe të të burgosurve. Ministria greke e Mbrojtjes së Qytetarit ishte përgjigjur se po ndërmerrte disa masa pavarësisht situatës së vështirë financiare.
Ministria greke kishte pohuar gjithashtu presionin e lartë të emigracionit sidomos nga disa vende të Afrikës së Veriut që e përdorin Greqinë si vend tranzit drejt vendeve të tjera perëndimore
.(voa)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.7%
-
Jo
62.5%
-
Deri diku
5.7%
Vota total: 1323
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26
-
Veshur kuq e zi, Rita Ora uron gjithë shqiptarët për festën e Pavarësisë (VIDEO)
28 Nëntor, 20:20
-
Begaj pritje për Pavarësinë, mesazh politikës: Zgjedhjet të jenë shembull, mbështetje SPAK! Jemi krah Kosovës
28 Nëntor, 20:08
-
Zelensky i bën thirrje Perëndimit: Kemi nevojë për një përgjigje të fortë ndaj shantazhit të Putinit
28 Nëntor, 19:51
-
Festa e Pavarësisë/ Shkrihen 'akujt', Rama dhe Kurti qëndrojnë krah për krah në Vlorë dhe të qeshur (VIDEO)
28 Nëntor, 19:40
-
VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët paradë me flamujt në makina
28 Nëntor, 19:40
-
Ministrja Pirdeni nënshkruan Planin e Veprimit në Budapest: Hungaria do të trajnojë nëpunësit shqiptarë për integrimin në BE!
28 Nëntor, 19:28
-
SHBA/ Arrestohet një burrë në Arizona që kërcënoi se do të vriste presidentin Trump dhe familjen e tij
28 Nëntor, 19:25
-
Dosja e Suel Çelës/ Flamur Vezaj nxjerr zbuluar Artan Hoxhën: Kurrë s’kam marrë favore, as s'kam pranuar ndërhyrje
28 Nëntor, 19:18
-
A do të dërgojë NATO ushtarë në Ukrainë? Mark Rutte: Do të sigurohemi që ukrainasit ta vazhdojnë këtë luftë
28 Nëntor, 19:08