Mbipopullimi në nivel të përgjithshëm në burgje në fund të prillit ka shënuar 314 persona mbi kapacitet ose 6 përqind, duke pësuar një rritje të lehtë me 2 për qind krahasuar me muajin paraardhës.Në disa burgje ka të paraburgosur që flenë në dy shtretër. Një burim pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve tha për gazetën “Shqiptarja.com” se kostoja financiare ditore për një të dënuar shkon diku tek 12 deri në 15 euro. Duke llogaritur këtë shpenzim me numrin e personave që ndodhen në burgje, shpenzimet financiare për një muaj shkojnë diku tek 350-370 euro në muaj për një të dënuar.