Gjykata franceze ka dënuar një çift francez për vdekjen e vogëlushit të gruas. Loïc Vantal, është dënuar me 20 vjet heqje lirie pasi goditi për vdekje 3 vjeçarin, Tony, në 2016.
Nëna e fëmijës Caroline Létoile, në moshën 19 vjeçare në atë kohë, telefonoi shërbimet e urgjencës për të raportuar se djali ishte pa ndjenja. Ndërsa ishte në pritje dhe e pavetëdijshme se thirrja po regjistrohej ajo i tha Vantal: "Unë thashë që ai ra nga shkallët". Létoile u dëgjua gjithashtu duke thënë: " Ai ka rënë nga shkallët apo jo? Shkallët në apartament ... Dhe unë po i fsheh të gjitha gjërat provat nga debati."
Kur mjekët arritën në banesën e Letoile në qytetin lindor të Reims, ata gjetën trupin e pajetë të fëmijës të mbuluar me të nxira dhe ai u shpall i vdekur atë natë në spital.
Kur policia u përball me Vantal, ai pranoi se e kishte goditur fëmijën në mënyrë të përsëritur dhe të premten ai u dënua për përdorimin e "dhunës së qëllimshme që çoi në vdekjen e fëmijës".
Létoile mori një dënim me tre vjet burg për "fshehjen e abuzimit fizik".