Një tjetër problematikë e konstatuar nga “Avokati i Popullit” është mbipopullimi i këtij institucioni ku vuhet dënimi. “Mbipopullimi përbën një nga problematikat e parashtruara nga të dënuar të intervistuar në Godinën 2 të IEVP Shën Koll.

Sipas tyre, arsyet e krijimit të një situate të tillë qëndrojnë në faktin se administrata e IEVP e përdor godinën në fjalë, për të akomoduar të dënuar problematikë të godinave të IEVP-së që nuk përshtaten në to, por dhe për të dënuar sërish problematikë që transferohen nga IEVP të tjera. Nga të dhënat e administruara me stafin drejtues të IEVP Shën Koll, rezulton se kapaciteti zyrtar i Sigurisë së Zakonshme është 411 persona, ndërkohë që aktualisht banojnë 432 të dënuar.

Në fakt gjatë intervistave me të dënuar banues në godinën e lartpërmendur, mbipopullimi vërehet nëpërmjet përdorimit të krevateve me tre kate, apo qëndrimit në dhoma me kubaturë jashtë parametrave të përcaktuar në Rregulloren e Drejtorisë së Përgjithshme së Burgjeve , ku strehoheshin deri 5 të dënuar”, - thotë “Avokati i Popullit”.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.07.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)