Burgu i Lezhës së shpejti me spital për të dënuarit e sëmurë (VIDEO)

Në ambientet e burgut të Shënkollit do të ndërtohet një spital ku do të trajtohen të dënuarit të cilët janë me probleme mendore. Report Tv ka siguruar edhe një dokument nga Agjencia e Prokurorimeve Publike ku bën thirrje që kompanitë e interesuar për këtë ndërtim të paraqesin ofertat e tyre. Në këtë spital pritet që të trajtohen të burgosurit të cilët kanë një raport mjekoligjor për sëmundje përkatëse. Shpesh herë është 'këmbanë alarmi' për situatën e trajtimit të të burgosurve në Shqipëri janë bërë ndërkombëtarët, ku në një raport të vitit 2014 nga organet e Këshillit Evropian thuhej se situata me të sëmurët që vuajnë dënimin nuk ka bërë përmirësime.



Ndërkohë në burgun e Shënkollit në Lezhë, vuajnë dënimin ose priten të dënohen 150 persona, pasi pjesa tjetër e të burgosurve janë zhvendosur në burgun  e Reçit, për shkak të dëmeve që ka pësuar godina nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ende nuk dihet nëse godina e spitalit të burgut do të ndërtohet në ambientet aktuale të burgut të Shënkollit apo pranë saj. Në godinën e vjetër të këtij burgu, një pjesë e konsiderueshme e ambienteve janë shpallur të pabanueshme për shkak të dëmeve të mëdha  që la pas tërmeti i 26-nëntorit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë