Burgu i sigurisë së lartë në Fier
vonon përfundimi i punimeve

Burgu i sigurisë së lartë në Fier<br />vonon përfundimi i punimeve
FIER- Punimet për ndërtimin e burgut të sigurisë lartë në rrethin e Fierit, ishte parashikuar të përfundonin në muajin maj të këtij viti, por mesa duket një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
 
Godina e cila ndodhet në aksin rrugor Fier-Marinzë ende nuk ka përfunduar, ndërsa punimet vijojnë me intensitet të ulët.
 
Ky burg ka një kapacitet për strehimin e e 5 000 mijë të burgosurve dhe rreth 150 të paraburgosurve.
 
Ndërtimi i tij do të këtë një impakt pozitiv në uljen e numrit të burgosurve në burgjet e tjera të vendit, ndërsa mësohet se aty do vendosen edhe të burgosurit e ekstraduar nga jashtë vendit.
 
Projekti parashikon ndërtimin e tre objekteve të një sigurie të lartë ku do të qendrojnë të burgosurit dhe një objekt tjetër për të sistemuar të paraburgosurit. Projekti është financuar nga Bashkimi Europian me një vlerë prej 12 milionë eurosh, ku përfitues është ministria e Drejtësisë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!