Burgu i Spaçit futet në Listën e
Fondit Botëror të Monumenteve

Burgu i Spaçit futet në Listën e<br />Fondit Botëror të Monumenteve
TIRANE- Fondi Botëror i Monumenteve (World Monument Fund - WMF) ka përfshirë në listë për 2016-n Burgun e Spaçit, duke cilësuar se “është në një gjendje të avancuar përkeqësimi dhe meriton të transformohet në një vend modern kujtese”.

“Të qenit në listën e Fondit Botëror të Monumenteve përfaqëson, përpos vështirësive aktuale të Burgut të Spaçit, një mundësi unike për promovimin dhe ruajtjen e tij, veçanërisht duke e ekspozuar kampin dhe çështjet e ndërlidhua me të në vëmendjen kombëtare dhe ndërkombëtare të specialistëve, mbështetësve dhe donatorëve.”, shprehet eskperti i komunikimit Xhafer Rakipllari. 

Kreu i Fondacionit Trashëgimia Kulturore pa Kufij – Shqipëri, Lejla Hadzic është shprehur se: “Ne shpresojmë që ky të jetë  një lajm i mirë për ish-të përndjekurit politikë që e kaluan jetën e tyre në Spaç dhe kampet e tjera të përqëndrimit. E kaluara e tyre traumatike duhet të ketë vendin e saj në historinë bashkëkohore shqiptare.

Kjo listë është një mundësi për të gjithë ne për të shtuar përpjekjet dhe veprimtarinë për kthimin e Spaçit në një vend kujtese, paqtimi me të kaluarën traumatike, po ashtu edhe një qendër edukimi për të gjithë ne që kemi përgjegjësine të mësojmë ç’ka ka ngjarë”.

Trashëgimia Kulturore pa Kufij –Shqipëri (CHwB Shqipëri) është një organizatë joqeveritare e përkushtuar për shpëtimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të prekshme dhe të paprekshme të rrezikuar nga konflikti, neglizhenca njerëzore dhe fatkeqësitë natyrore. 

Lista e WMF-së ka përfshirë imagjinata individuale, testamente të besimit, dëshmi të tragjedive, dhe kryevepra të inxhinerisë së ndërtimit. Vendet e përfshira në listën e vitit 2016 janë monumente të pazëvendësueshme të përvojës njerëzore, ato janw të gjetura në çdo lloj mjedisi, nga mbetjet arkeologjike para-Inkase në Andahuaylillas, Peru, deri në kampin fatkeq të Spaçit në Shqipëri. 


 
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 21Tetor 2015

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Vula e PD-së dhe mundësia anti-korrupsion e partive të reja!

Vula e PD-së dhe mundësia anti-korrupsion e partive të reja!