Burime nga SHISH: 4 makinat
e blinduara të mikut të Shullazit

Burime nga SHISH: 4 makinat<br />e blinduara të mikut të Shullazit
TIRANE-Katër makinat e blinduara më vlerë 1 milion euro, të sekuestruara dje te “Komuna e Parisit” në një kompleks, sipas burimeve nga SHISH i përkasin Pajtim Serjanit, të njohur si miku i Emiljano Shullazit.
 
Report Tv ka mësuar një ditë pas operacionit “Vjeshtë 2017”, se të 4 makinat ishin në përdorim të Serjanit, i cili i mbante ato në një garazh në kompleksin “Kika” në Tiranë.
 
Sipas burimeve, Serjani kishte ditë që po mundohej t’i mbante të fshehura makinat, sidomos pas nisjes së operacionit “vjeshtë 2017” për sekuestrimin e makinave luksoze , operacion ky i shtrirë në të gjithë vendin.
 
Por, ka shërbyer një indicie e dhënë në polici nga Shërbimi Informativ Shtetëror, ka vënë në lëvizje policinë e kryeqytetit, e cila ka shkuar menjëherë në ambientet e kompleksit “Kika”.
 
Për hapjen e derës së garazhit, policisë i është dashur ndihma e zjarrfikësve të Tiranës, të cilët kanë këputur qepenin e garazhit, dhe brenda tij janë gjetur katër automjetet luksoze të blinduara. 

Pajtim Serjani përdorte makinat, 3 të trafikuara nga vendet e BE
Tre prej makinave janë të trafikuara nga vendet e BE, njëra prej të cilave është me targa të falsifikuara.
 
Tre prej makina nuk kanë targa, ndërsa njëra është e pajisur me targa ruse. Bëhet fjalë për dy “Mercedez-Benz” të blinduar dhe dy “Audi A8”, të cilët besohet se përdoreshin nga Pajtim Serjani, i dyshuar për lidhjet e tij me Emiljano Shullazin. 

Operacioni për sekuestrimin e makinave dhe pasurive që janë vendosur me pasuri të paligjshme, që nuk justifikojnë burimin është shtrirë në të gjithë vendin.

Burime të Report TV nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se janë rreth 85 makina luksoze të bllokuara deri më tani në të gjithë vendin. Nga 85 makina që dyshohet se janë të trafikuar apo të blera me të ardhura nga krimi, 13 prej tyre janë të blinduara.

Kush është Pajtim Serjani
Pajtim Serjani është një emër i njohur për policinë e Tiranës, pasi është arrestuar dhe dënuar për gjobëvënie me tre vite, ndërsa aktualisht është i lirë, pasi e ka përfunduar dënimin.
 
Serjani u dënua për gjobëvënie ndaj biznesmenit të kafes, Julian Bregu në vitin 2014.

Pajtim Serjanit në 2015 i është bërë atentat të Rruga e Kavajës, ndërsa u arrestuan Aurel dhe Amarildo Hoxhallari.
 
Serjani, që përdorte makinat e blinduara që u sekuestruan në Tiranë dje, njihet si miku i Emiljano Shullazit.

Redaksia Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Itinerari/ 'Giro D'Italia' tre etapa në Shqipëri, nis nga Durrësi për në Tiranë! Përshkon Vlorën dhe bregdetin e jugut

Itinerari/ 'Giro D'Italia' tre etapa në Shqipëri, nis nga Durrësi për në Tiranë! Përshkon Vlorën dhe bregdetin e jugut