Burimet natyrore, qeveria italiane
jep OK për vazhdimin e gazsjellësit

Burimet natyrore, qeveria italiane<br />jep OK për vazhdimin e gazsjellësit
TAP ka përfunduar shtrimin e 500 km tubacione, nga 765 km gjithësej. Këshilli i Ministrave në Itali me kërkesë të kryeministrit Paolo Gentiloni ka dhënë autorizimin përfundimtar për të vijuar me punimet e gazsjellësit transadriatik.
 
Nuk bëhet fjalë vetëm për 8 kilometrat e gazsjellësit që do të shtrihen në rajonin e Puglias, por për të gjitha veprat që duhet të ndërtohen për të lidhur këtë gazsjellës mbi 800 kilometra të gjatë me rrjetin kombëtar të gazit në vendin fqinj.
 
Kjo lidhje do të bëhet fillimisht nga komuna e Brindisit.
Vendimi i Këshillit të Ministrave vjen pavarësisht përplasjeve të vazhdueshme në Puglia për ndërtimin e gazsjellësit.
 
Njoftimi zyrtar i qeverisë italiane thekson se, ndërtimi do të prekë zonën që lidh territorin e Melendugnos në Lecce, ku përfundon gazsjellësi, me rrjetin kombëtar që fillon në Brindisi.
Pak ditë më parë, qeveria italiane, mblodhi në një tryezë shoqëritë e TAP dhe SNAM duke iu kërkuar që të investojnë në rajonin e Puglias.
Tryeza e dytë, ku do të jenë të pranishme edhe autoritetet lokale, do të zhvillohet në muajin Shtator.
 
Punimet
Më shumë se 500 kilometra nga 765 gjithsej të gazsjellësit Transadriatik, që shtrihen në Greqi dhe Shqipëri janë përfunduar. Kjo përkthehet në 2 të tretën e punës, thotë vetë konsorciumi nëpërmjet një komunikimi në Twitter. Në njoftim thuhet se, puna për përfundimin e projektit në kohë po vijon me ritme të shpejta.
 
Gazsjellësi transadriatik vlerësohet si një prioritet strategjik edhe për vetë Bashkimin Europian që kërkon të ulë varësinë nga gazi rus. Për këtë arsye, drejtues të lartë të unionit kanë bërë vazhdimisht thirrje që projekti të përfundojë në kohë, brenda vitit 2019.
 
Gazsjellësi në Shqipëri do të jetë i gjatë plot 215 kilometra. Në vitin 2017 dhe 2018 konsorciumi do të investojë plot 800 milionë euro në vendin tonë, dhe vlera e shtuar në ekonomi është domethënëse.
 
Edhe në nyjen e fundit në Itali projekti ka marrë drejtimin përfundimtar, ndërkohë që vetëm dy ditë më parë, qeveria italiane, me propozim të kryeministrit Gentilnoi autorizoi fillimin e punimeve për të lidhur gazsjellësin me rrjetin kombëtar.
 
Faza përfundimtare e projektit, që ende nuk ka filluar do të jetë ajo nënujore, pra shtrimi i tubacioneve në shtratin e Adriatikut, nga ku do të bëhet edhe lidhja mes Shqipërisë dhe Italisë.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm