Burka e “Medeas”, Ema Andrea
dhe E.Kakeli i japin “pasaportë”

Burka e “Medeas”, Ema Andrea<br />dhe E.Kakeli i japin “pasaportë”
Një monodramë e ditëve të sotme, ku prek me shumë finesë disa tema si emigracionin, dhunën ndaj gruas, bashkëjetesën mes dy kulturash të ndryshme e më gjerë.

Një shkrirje interesante e mitologjisë së antikitetit me dramën bashkëkohore do të ngjitet në skenë nga Ema Andrea dhe Erjona Kakeli.
 
Bëhet fjalë për vepërn “Burka e Medeas” të shkruar nga autori grek Andreas Flourakis. Vitin që kaloi kjo monodramë ishte pjesë e netëve të leximit të dramës Ballkanike në Tiranë, një aktivitet që pati jo pak vëmendje për autorët dhe veprat e shkruara.
 
Aktorja Erjona Kakeli këtë pjesë e ka lexuar në “My name is Balkan”, një projekt që organizonte Ema Andrea. Pas kësaj vjen bashkëpunimi për ta ngjitur në skenë. Drama ka në vëmendje një grua që vjen nga lindja në perëndim me burkë për dashurinë e saj.
 
Andrea dhe Kakeli kanë krijuar një Medea me mbulesë, çështje e debatueshme mes myslimaneve që detyrohen ta mbajnë nga bashkëshortë jashtëzakonisht të devotshëm ndaj Allahut të madh.
 
Kjo burkë e sjellë Medean në bashkëkohësi. Ikja prej Kolkisë së saj në krahët e dashurisë në këtë monodramë shfaqet si një emigrim. Këtu hyjnë dhe ndodhitë moderne që nuk janë në mitologji si pasaportat, kalimi i kufirit, përçmimi për kulturën e ndryshme në vendin e mbërritjes, etj.
 
“Burka e Medeas” është përkthyer nga Romeo Çollaku. Monodrama do të shoqërohet me muzikën e kompozitorit Alban Laro. Kostumografe është Desantila Lika ndërsa skenografia është konceptuar nga Klod Dedja me asistencën e Artistëve Melisa Beçoviç dhe të Ermir Jonka-s.
 
Një monodramë e ditëve të sotme shprehet aktorja për këtë pjesë, që do të vijë në skenën e Teatrit të Kukullave në Tiranë në datat 3, 4, 10 dhe 11 qershor.

medea

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro