Burka e Medeas, nata e dytë e festivalit MEDIUMS

“Burka e Medeas” është shfaqja e dytë e festivalit të Teatrit Bashkëkohor (MEDIUMS), një ngjarje kulturore që mbledh artistë trupa teatrore, kuratorë festivalesh e kritikë ndërkombëtare e kombëtare.

 ‘Burka e Medeas’ nga dramaturgu grek Andreas Flourakis dhe me regji të drejtorit artistik të Teatrit Thesali Kyriaki Spanou dhe me interpretim nga Marsela Lena, u shfaq mbrëmë në ambjentet e COD . Është një ripërpunim i historisë së Medeas, i transferuar në një kontekst bashkëkohor. "Burka" do të thotë çdo identitet i veçantë i imponuar ndaj grave.  

Pse të rishikoni një mit grek, një personazh nga drama greke, si Medea dhe t'i shtoni asaj një Burqa?  Çfarë do të thotë që një gruaje me origjinë, kulturë apo fe të ndryshme t'i kërkohet të braktisë "identitetin" e saj në mënyrë që të duket si dikush tjetër në botën perëndimore? Cili është ky presion "i paaftë" për homogjenitet?

Shfaqja ndjek Medean dhe vrasjet e saj, duke eksploruar itinerarin që nga edukimi i saj "mashkullor" nga babai i saj mbretëror deri te braktisja e saj nga i shoqi në një vend të huaj dhe cenueshmëria e saj në një vend që e përbuz atë, megjithëse dëshiron ta ndryshojë. 

Patriarkati e ka shtyrë drejt vrasjeve, por në një gjest të vetëdijes, ajo përpiqet t'i shpëtojë vrasjes së "pritur" të fëmijëve të saj me dorën e saj.  Ajo aspiron të jetë Medea e parë që nuk vret fëmijët e saj… ajo i lë ata të përballen vetë me rreziqet e jetës. Ajo mund të jetë një vrasëse e krijuar nga një shoqëri patriarkale, por është e vendosur të shpëtojë të ardhmen që po lind.

Pas suksesit të shfaqjes së parë “Të prezantoj Shqipërinë”, Burka e Medeas është shfaqja e dytë e festivalit MEDIUMS që zhvillohet për herë të parë në Tiranë. 

Festivali i Teatrit Bashkëkohor me producentë aktoren Ema Andrea është një platformë që synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe interesin për artin teatror në Tiranë përmes shfaqjeve bashkëkohore ndërkombëtare, të nxisë dialog professional, të edukojë audiencën në nivel artistik dhe estetik.

Kjo ngjarje artistike synon të kthehet në një iniciativë të përvitshme dhe me një ndikim afatgjatë në rritjen e audiencës, si dhe në rritjen e numrit të artistëve dhe bashkëpunëtorëve të përfshirë. Festivali do të ofrojë më shumë mundësi për artistët e rinj dhe për qytetarët artdashës.

Të dhëna rreth aktores Marsela Lena

Ka lindur në vitin 1983 në Tiranë dhe është rritur në Greqi. Në vitin 2007 u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura të Tiranës dhe në rrugëtimin e saj artistik në Shqipëri ka interpretuar role të shumta dramatike dhe humoristike në Teatrin Kombëtar të Tiranës si dhe në kinema, disa prej tyre i dhanë  vlerësime të larta në festivale teatrore ndërkombëtare dhe kombëtare.

Në vitin 2013 ka marrë çmimin “Aktoria më i mirë i vitit” nga Akademia Kult në Tiranë. Në dhjetë vitet e fundit ajo ndodhet në Greqi duke punuar profesionalisht, në bashkëpunime me regjisorë të njohur në produksione të suksesshme si: Puthje Ilegale – Fenerët e Kuqë, Të huajtë, me regji të Nikos Mastrorakis (Teatri Kombëtar dhe Teatri I Bashkisë së Pireut). Dikur Smirni me regji të Kostas Tsianos (Teatri i Thessalisë).

Mospërfshirja e familjes Coleman me regji të Maritina Passari (Theatro Odou Kefallinia). Rrëshajë me regji nga Angeliki Girginoudis (Festivali i Athinës dhe Epidaurus). Filumena Marturano nga Eduardo de Filippo me regji të Stamatis Fasoulis (Teatri Diana).

"Toka u ngjye në të kuqe" e përshtatur dhe drejtuar nga Kyriaki Spanou (Teatri I Thessalisë), shfaqja mori pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Eksperimental në Hanoi - 2019 dhe u vlerësua me Medaljen e Argjendtë për interpretimin e saj. “Stella me dorashkat e kuqe, Statujat po presin, Njeriu i mirë i Sichuan, Inspektori, me regji nga Kyriaki Spanou.

Martesa me regji të Nancy Spetsiotis. “C'më kujtohet gëzoj” me regji të Kostas Tsianos. “Voycek” me regji të Thanasis Chalkias. Të gjithë Bijtë e mi me regji të Kostas Cianos. Burka e Medeas monolog me regji të Kyriaki Spanou e cila u vlerësuar me Çmimin "Teatri më i mirë fizik" në festivalin ndërkombëtar United Solo në Manhattan të Neë York-ut

 

S.B/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori