Burkina Faso, 28 të vdekur nga
sulmi pranë ambasadës franceze

Burkina Faso, 28 të vdekur nga<br />sulmi pranë ambasadës franceze<br>
Mediat franceze pretendojnë se të paktën 28 persona u vranë në sulmin ndaj ambasadës franceze në kryeqytetin e Burkina Fasos. 

Autoritetet pretendojnë se 7 pjesëtarë të forcave të sigurisë u vranë dhe 6 të tjerë u plagosën. “France-Press”, duke cituar burime të sigurisë, flet për të paktën 28 viktima.

Ndërkaq, raportohet të jenë vrarë edhe 6 agresorë. Ende nuk është e qartë se kush qëndron pas ngjarjes edhe pse autoritet janë thuajse të sigurta se bëhet fjalë për një sulm terrorist.

Pallati i Elizesë bëri të ditur se Presidenti francez, Emanuel Macron po ndjek me vëmendje zhvillimet, ndërsa shtetasit francezë në Burkina Faso janë udhëzuar që të ndjekin këshillat e ambasadës. Në zonën e sulmuar janë dërguar edhe trupat franceze që operojnë në vend.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Dita e Pavarësisë, përurohet vepra e Mid’hat Frashërit. Vëllimi i dhjetë sjell të gjitha përkthimet e bëra prej tij

Dita e Pavarësisë, përurohet vepra e Mid’hat Frashërit. Vëllimi i dhjetë sjell të gjitha përkthimet e bëra prej tij