Nga Janari në Mars plot 147 çifte i kanë dhënë fund martesës në qytetin e Durrësit, thënë ndryshe një familje ndahet çdo ditë në gjykatë! Kryesisht janë gratë ato që e kërkojnë divorcin, thotë avokatja Merita Çela Dakovelli, e cila shpjegon se dominojnë shkaqet ekonomike. Gratë pretendojnë se burrat nuk punojnë ose kanë paga të ulëta që nuk mbulojnë shpenzimet në familje.
"Shkaqet janë kryesisht emigrimi, shkaqet ekonomike janë në dominancë, rritja e ndërgjegjësimit të të drejtave të grave në familje, që dikur janë shkelur, influenca e prindërve në marrëdhëniet familjare të çifteve të reja. Përgjithësisht janë gratë ato që kërkojnë zgjidhjen e martesës për shkaqe ekonomike, kur partneri abuzon me të ardhurat familjare", shprehet avokatja për mikrofonin e Report TV.
Afërdita Ibrahimi punonjëse sociale në Gjykatën e Durrësit thekson se fëmijët pësojnë dëmin më të madh pasi shfaqin sjellje agresive. Vetëm 10 për qind e tyre ndiqen me psikolog. Kjo për shkak se gjykatat kanë numër të pamjaftueshëm psikologësh dhe nga ana tjetër vetë prindërit nuk interesohen për këtë shërbim.
"Mbyllen në vetvete, nuk kanë shoqëri të mirë, sjellje agresive, etj. Shumë pak çifte e zgjidhin me mirëkuptim martesën dhe fëmijët pësojnë trauma pasi janë të pranishëm gjatë debateve. Rastet kur këta fëmijë ndiqen me psikolog janë të pakta. Mund të them se nga 20 zgjidhje martese, vetëm 2 i ndjekim më tej fëmijët me seanca psikologjike", tha Ibrahimi.
Statistikat zyrtare të Gjykatës së Durrësit tregojnë trendin në rritje të vendimeve për zgjidhje martese gjatë 4 viteve të fundit.
TABELA
2019 - 671 ZGJIDHJE MARTESE
2020 - 503 ZGJIDHJE MARTESE
2021- 586 ZGJIDHJE MARTESE
2022- Tre-Mujori i Parë 147 ZGJIDHJE MARTESE
M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
27%
-
Pak
60.4%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 1171
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dëshmia në hetuesi, e ish-zv.drejtorit të Sigurimit: Sjelljet e pahijshme në Durrës të nuses së Mehmet Shehut dhe takimet e dyshimta me të huajt
4 Shkurt, 20:45
-
SPAK mbyll dosjen dhe çon për gjykim ish-shefin e Antidrogës në Durrës, Gazmir Preçi! I vuri gjobë 10 000 euro një biznesi
4 Shkurt, 11:43
-
Përmbytjet në Durrës, Prefekti për Report Tv: Shkak bllokimi i kanaleve nga mbetjet urbane! Bilanci: 440 familje të përmbytura, 31 u evakuuan
3 Shkurt, 11:12
-
Përmbytjet në Durrës: PD: Kallëzim penal në SPAK zv/kryeministres Balluku dhe kryebashkiakes Sako, u shpërdoruan fondet! Dëmi i shkaktuar 10 mln euro
2 Shkurt, 15:40
-
Durrës/ Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore në gjendje të dehur, arrestohet shoferi
2 Shkurt, 11:39
-
Shkak emigrimi, rritet numri i kërkesave për divorc në Fier, 780 çifte në dyert e gjykatës për t'i dhënë fund martesës gjatë 2024-ës
2 Shkurt, 11:37
-
Përmbytjet në Durrës prekin edhe burgun, 40 të paraburgosur zhvendosen në qelitë e Fushë Krujës
1 Shkurt, 18:20
-
Vendoset eksploziv jashtë banesës së një 51-vjeçari në Nikël! Lënda nuk ka shpërthyer, sekuestrohet nga policia
1 Shkurt, 17:19
-
VIDEO/ Tension në ‘Niko Dovana’, tifozët e Tiranës dhe AF Elbasanit tentojnë përplasjen fizike! Ndërhyn policia
1 Shkurt, 16:54
-
Përndiqte 4 të mitura vazhdimisht, arrestohet 41-vjeçari nga Fushë-Kruja! Në hetim dhe një 35-vjeçar pasagjer në makinën e të arrestuarit
1 Shkurt, 16:11
-
Parku Arkeologjik dhe mozaikët e Durrësit 50 vjet më parë -Kujtimet e teknikut adoleshent, Fred Shuke
1 Shkurt, 14:49
-
Durrës/ Çahet argjinatura e kanalit të Porto-Romanos, banorët akuzojnë firmën dhe kërkojnë ndërhyrje: Rrezikohet katastrofa, të ndërhyhet
31 Janar, 14:13
Jane burrat qe rrine tu pi birra e tu lujt bixhoz e sdine me majte grun e kalamajt.....BUrra lleshi
PërgjigjuKjo merita eshte nje mashtruese qe se ben me nena
Përgjigju