Një 48-vjeçar nga Mati, është arrestuar nga policia e Burrelit pasi ka kanosur për motive të dobëta një femër, si dhe është përplasur me një automjet tjetër  teksa po drejtonte makinën në gjendje të dehur. 

Shkëlqim Milkurti, banues në Lis të Matit, ka qenë më herët i dënuar për plagosje të rëndë me dashje.

Njoftimi i plotë:

Kanos për motive të dobëta një shtetase, si dhe duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur përplaset me një tjetër automjet

Arrestohet në flagrancë nga Policia

Nga Shërbimet e Policisë  Rrugore në D.V.P.Dibër, u arrestua në flagrancë shtetasi :

Shkëlqim  Milkurti, 48 vjeç, banues në  Lis, Mat, (i  dënuar më parë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje").

Arrestimi i tij u bë  pasi për motive të dobëta në qytetin e Burrelit ka kanosur  shtetasen L.B, dhe më pas ky shtetas  duke drejtuar automjetin e tij tip 'Mitsubishi', në gjendje të dehur, nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të  policisë për të ndaluar por është larguar me shpejtësi  dhe për pasojë është përplasur me një automjet tip 'Benz', me drejtues shtetasin Y.P, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. 

Materialet do ti referohen  Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprat penale  “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”, ”Mosbindje ndaj urdhërit të Punonjësit të Policisë” dhe “Kanosje”, parashikuar nga nenet 291, 242 e 84 të Kodit Penal.