BURREL-Një 56- vjeçar ka qenë objektiv i një atentati mbrëmjen e sotme në qytetin e Burrelit.

Fatmirësisht 56- vjeçari emrin Bashkim Mardeda ka marrë plagë të lehta dhe ndodhet aktualisht në spital jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet ndaj 56-vjeçarit është qëlluar me armë zjarri nga një person ende i paidentifikuar në momentin që ka shkuar në garazh në lagjen “Pjetër Budi” për të marrë automjetin e tij.

Policia e Burrelit ka sekuestruar në vendngjarje dy gëzhoja të qitura nga një armë zjarri pistoletë e tipit "Zastava" si dhe po bën krehjen e zonës për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ende nuk bëhen të ditura shkaqet. 


vrasje burrel

vrasje burrel
(Foto nga vendi i ngjarjes ku mbeti i plagosur 56- vjeçari)

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)