Burrel, Berisha: Rruga e Arbrit,
prioritet i mandatit tim të tretë

Burrel, Berisha: Rruga e Arbrit,<br />prioritet i mandatit tim të tretë
TIRANE - Kryeministri Berisha hap fushatën elektorale në Burrel, me prezantimin e kandidatëve për deputetë. Në qarkun e Dibrës kandidojnë Jemin Gjana; Sherefedin Shehu; Endri Hoxha; Selami Xhepa; Mirjana Bulku dhe Idriz Xhumara. Ai vlerësoi matianët, që lindën mbretin Zog dhe i premtoi spemnisht, ndërtimin e rrugës së Arbrit, rrugës së dytë të kombit, si prioritet i mandatit të tij të tij të tretë në këtë qark.

BERISHA: MATIANE, JU I DHATE VENDIT MBRETIN E SHQIPTAREVE

Kreu i Qeverisë iu drejtua matianëve me përshëndetjen: "Dua t'ju përshëndes ju, gratë dhe burrat e këtij rrethi që i dhatë kombit Mbretin e I-rë të shqiptarëve, ndërtuesin e shtetit të lirë shqiptar, burrin që konsolidoi pavarësinë e Shqipërisë dhe i dha asaj orientimin perëndimor. Shqiptaret dhe shqiptarët do t’i mbeten Mbretit Zog, birit tuaj të shquar, por edhe të mbarë kombit, mirënjohës për jetë të jetëve. Në 100 vjetorin e pavarësisë ai u rikthye në dheun e tij, u rikthye për të pushuar përjetësisht midis shqiptarëve dhe në zemrat e mendjet e tyre".

"ZOTIMI IM SOLEMN PARA JUSH - RRUGA E ARBRIT, RRUGA E DYTE E KOMBIT"

"Rregullat dhe reformat që ne ndërmorëm ishin mbështetje e madhe për djersën tuaj, për punën tuaj, për mundin tuaj", - tha kreu i Qeverisë. - "Ja sepse këtu në Burrel, në rrethin tuaj, bizneset edhe në kohë të vështirë u dyfishuan. Ja sepse në këtë hark kohor në rrethin e Matit, në rrethin e Peshkopisë, në rrethin e Bulqizës janë në ndërtim dhe do të ndërtohen mbi 80 hidrocentrale, të cilat japin energji rreth 300 MGW dhe do të punësojnë mbi 5000 qytetarë matjanë, dibranë, nga të katër anët e këtij qarku. Rritja ekonomike nuk ndodh kurrë pa infrastrukturë moderne. Ja pse ne kemi investuar në të katër anët e këtij rrethi, kemi ndërtuar dhe po ndërtojmë kudo rrugë të reja. Aty ku shkon rruga, atje shkon shpresa, atje shkon biznesi, atje zhvillohet ferma, atje ndërtohet hidrocentrali, atje zhvillohet zona. Kam kënaqësi që vij tek ju në një kohë kur gjatë këtyre viteve nga Komsia në çdo skaj të rrethit Matit, ne kemi ndërtuar dhe po ndërtojmë një rrjet rrugor ndër më modernët që mund të ekzistojë. Mati pas përfundimit të rrugës Klos-Rrëshen do të ketë daljen e dytë në rrugën e kombit. Macukulli do të lidhet me Muhurin, Komsia do të lidhet me Qafë Shtamën dhe zotimi im solemn para jush – rruga e Arbrit, rruga e dytë e kombit!

Zoti Rama pasi mësoi këto, i tronditur në autobusin e tij mavi deklaroi se e shihni sa shumë para ka prishur qeveria në rrugë. Ku janë rrugët? Zotëri, autobusi yt me xhama të zinj nuk lejon të shohësh asgjë në këtë Shqipëri. Ne ia dolëm këtu në Mat dhe në mbarë Shqipërinë të ndërtojmë qindra e qindra ujësjellës. Ne kemi investuar 55 miliardë lekë për ujësjellësit në mbarë vendin. Ne ndërtuam e rindërtuam 1300 shkolla dhe do të vazhdojmë të rindërtojmë edhe të ndërtojmë çdo shkollë në Shqipëri. Kjo është alternativa jonë. Cila është alternativa tjetër? Alternativa tjetër është alternativa e akuzave të pabaza, alternativa e shpifjes dhe trillimit, alternativa e bllokimit të çdo gjëje".

"ILIR HOXHA DHE EDI RAMA PO LUFTOJNE TE RIKTHEJNE ETERIT NE PIEDESTAL"

"Mos mendoni ju kurrë se Ilir Hoxha dhe Edi Rama po luftojnë për të vendosur në piedestal Naim Frashrin, Sami Frashrin dhe burra të tjerë të shquar", - iu tha Berisha, qytetarëve të Burrelit, - "sepse shqiptarët ata i kanë në zemër dhe në shpirt. Ata po luftojnë për të rikthyer në piedestal etërit e tyre; po luftojnë për të kthyer në piedestal, siç po shprehet vetë ai, gjykatat popullore. Ai kalon nga një miting në një tjetër duke kërcënuar qytetarët, duke i quajtur robër, duke u treguar hekurat. Ndërsa dje u premtonte mësuesve gjyqet publike, gjyqet e turpshme të kohës së shkuar. Së fundmi, matjane dhe matjanë, kam një lutje për ju: kur të vijë këtu, ju priteni këtë kandidatin, por pyeteni – sa e pagove biletën për në autobusin mavi, ku i more ato para për të hyrë në klubin e miliarderëve, kujt ia more dhe nga i nxore, pastaj ju votoni në vullnetin tuaj të lirë.

"PREMTIMI FINAL: HAPJA E NEGOCIATAVE ME BE DHE LIBERALIZIMI I VIZAVE ME SHBA"

Në përfundim, kreu i qeverisë tha: "Edhe një herë ju premtoj se katër vitet që vijnë, ne së bashku do të bëjmë Matin me infrastrukturën më moderne; do të asfaltojmë rrugët në të katër anët e këtij rrethi; do të ndërtojmë sistemin vaditës më modern; do të trefishojmë grantet për fermerët e Matit; do të finalizojmë ndërtimin e të gjitha shkollave në çdo fshat dhe komunë të këtij rrethi. Së bashku do të marrim statusin, të cilin ai ua mohoi për një vit me radhë. Së bashku do të firmosim hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Së bashku, si matjane e matjanë, shqiptare e shqiptarë krenarë do të bëjmë gjithçka për liberalizimin e vizave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës."

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Grupi i deputetëve italianë përfundon vizitën në Shqipëri: Krah jush drejt BE-së! Përfshihuni në debatet brenda unionit

Grupi i deputetëve italianë përfundon vizitën në Shqipëri: Krah jush drejt BE-së! Përfshihuni në debatet brenda unionit