BURREL- Përfshihet në flakë një magazinë dykatëshe me bimë medicinale në lagjen “Pjetër Budi” në Burrel. Ngjarja u shënua rreth orës 8 të mëngjesit të sotëm në një zonë të banuar mes disa shtëpive banimi dhe ish-hotelit të Uzinës.
Fatmirësisht flakët nuk janë përhapur në banesa të tjera, pasi forcat e zjarrfikëseve kanë ndërhyrë menjëherë për shuarjen e flakëve.
Për pasojë, e gjithë magazina është djegur bashkë me bimët medicinale që ndodheshin në të, ndërsa nuk ka patur të lënduar në njerëz.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së këtij zjarri, ndërsa policia e Burrelit ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com