Një mjet u përfshi nga flakët në aksin nacional Burrel – Milot në vendin e quajtur “Kongrazhd”.

Mjeti tip Land Rover me targë AA 744 ER, u dogj jashtë rrugës pasi ishte i parkuar, duke rrezikuar t’i vërë flakën edhe pyllit të dushqeve.

Kanë qenë udhëtarët të cilët kanë njoftuar policinë e Matit e cila është nisur drejt vendit të ngjarjes menjëherë.

 Për të shuar flakët është dashur ndërhyrja e mjetit zjarrfikës të Bashkisë Mat, duke evituar kështu edhe djegien e pyllit.

Por burime nga policia e Matit bëjnë të ditur se nuk ka asnjë të lënduar nga djegia e makinës.

Në afërsi të saj blutë kanë takuar drejtuesin e mjetit i cili mësohet se ka deklaruar se zjarrin ja ka vënë vetë makinës.

 Për këtë blutë e Matit kanë bërë shoqërimin në komisariat të 40 vjeçarit, Aleksandër Kallaveri nga Dibra. Kallaveri është marrë në pyetje nga grupi hetimor për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Redaksia Online 
E.S / shqiptarja.com