Një papërgjegjshmëri e momentit është kthyer në tragjedi për familjen Kuka në Burrel. Një 79-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e asfiksimit nga tymi i zjarrit, që kishte ndezur për të pastruar tokën nga shkurret.

 79-vjeçari dyshohet se ka ndezur një zjarr për pastrimin e tokës së tij në fshat dhe si pasojë e përmasave të mëdha të zjarrit, është djegur edhe banesa e pa banueshme e tij. Në përpjekje për të shuar zjarrin dyshohet se është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë  ka humbur jetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Bujkë në qytetin e Burrelit, ndërsa viktima është identifikuar si Hazizi kuka, 79 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.