Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të hënë në aksin Burrel-Milot. Një makinë Benz ka dalë nga rruga në afërsi të tunelit të Shkopetit, duke përfunduar poshtë urës.

Nga ky aksident ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, i cili është përcjellë menjëherë për në spitalin e Traumës në Tiranë.

Shkak i aksidentit dyshohet humbja e kontrollit të mjetit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com