Burrel/ Përplasen me makinë 4 këmbësorë, ndërron jetë në spital njëri prej tyre! Shoferi 28-vjeçar u arratis, por u kap pas disa orësh

BURREL- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Burrel ku mjeti me drejtues 28 vjeçarin Ylber Xhepavida ka përplasur 4 këmbësorë në vendin e quajtur ‘Ish grumbullimi’. Njëri prej tyre, 74 vjeçari Veli Bunga nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës rreth orës 17:50.

Po ashtu, në gjendje të rëndë shëndetësore janë edhe mbesa e 74 vjeçarit si dhe shoferi i mjeteve të Bashkisë Përparim Nikaj.

I plagosuri tjetër Xhelal Kola, mësohet se ndodhet në spitalin e Burrelit. Ndërkohë, banorë të zonës ku ka ndodhur aksidenti kanë pohuar se i riu ka bërë lëvizje me shpejtësi shumë herë para se të kishte përplasjen fatale me katër personat që ndodheshin në trotuar, por që nuk është ndaluar nga policia.

Pas aksidentit shoferi 28-vjeçar u largua nga vendi i ngjarjes, por pas disa orësh u vu në pranga të policisë.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Report Tv, shoferi duket se ka kryer manovra të rrezikshme, ndërsa para ka marrë edhe një kosh mbeturinash.  Gjithashtu, u bë shoqërimi në komisariat i A.B.,  i cili me makinën e tij, ndihmoi të largonte nga vendi i aksidentit Ylber Xhepavidën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Lajmi në përditësim

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:03
Ndërron jetë një nga të plagosurit e aksidentit të Burrelit, dy të tjerët në gjendje të rëndë

1708362423_aksident.PNG

Ka ndërruar jetë në spitalin e traumës një nga të plagosurit e aksidentit të sotëm në qytetin e Burrelit. Bëhet fjalë për 74 vjeçarin Veli Bunga. Po ashtu, në gjendje të rëndë shëndetësore janë edhe mbesa e 74 vjeçarit si dhe shoferi i mjeteve të Bashkisë Përparim Nikaj.

M.Q./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TITI: 19/02/2024 18:26

    KY DUHET VARUR , PIN KOKAIN EDHE ME POLICIN BASHKE EDHE PASTAI NUK I NDALOJN KTO KOK PALARET .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)