Burrel, Rama thirrje femrave:
Jo votë PD-së,s'ju përfaqësoi në lista

Burrel, Rama thirrje femrave:<br />Jo votë PD-së,s'ju përfaqësoi në lista
BURREL-Në fjalën e mbajtur në hapjen e fushatës në Burrel, kryetari i PS, Edi Rama u bëri thirrje të gjitha femrave që të mos e votojnë Partinë Demokratike.

“Nuk më intereson se çfarë ndodh në Partinë Demokratike, por një gjë nuk rri dot pa e thënë: PD-ja që kërkon votën në emër të një Republike të Re, pagoi gjobë për mungesë femrash në lista. Nuk ka gra dhe vajza për të përfaqësuar Kukësin, Beratin, Gjirokastrën, Lezhën e Fierin. Vetëm burra e çfarë burrash. Prandaj u them grave dhe vajzave që të mos e votojnë PD-në. Vetëm Partia Socialiste lufton për gratë dhe vajzat”, tha kryeministri.

Historia me Polic
Për të treguar sa ka reformuar policia nnë drejtimin e PS, Rama tregoi dhe një histori me një polic të Burrelit.
“Nuk duhet të ikin nga sytë këmbët dhe t’ua zënë lulishten makinat. Ne kemi bërë shumë gjëra. Janë shumë për ti numëruar. 44 muaj përpara nuk ishin 440 vjet përpara. Ju e mbani mënd policinë e shteti.
Ku vija këtu ishte një polic që rrite aty që kapelën e mbante tek rripi dhe shikonte sa majtas djathtas ku të kapte prenë.  Policët e Lulit hanin fara kungulli me gjithë lëkurë. Dhe thotë mos trego barcaleta. Këto nuk janë barcaleta janë të vërteta”, tha Rama.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024