Policia e Burrelit ka arrestuar dy persona pasi në makinën me të cilën udhëtonin u gjet kanabis. Në pranga janë vënë, 21-vjeçari Jetmir Skuka, banues në Maqellarë, Dibër dhe 37-vjeçari Gentian Capa, banues në fshatin Bllatë, Dibër.

Automjeti tip “Benz” me targa AA 109 KI, që drejtohej nga Gentian Capa, u ndalua në hyrje të qytetit Burrelit, pas informacioneve të marra nga policia në rrugë operative, njoftojnë burime zyrtare.

Poshtë sediljes së parë të pasagjerit u evidentua një çantë, brenda së cilës kishte 5 pako me kanabis. Gjithashtu, në automjet u gjet edhe një dorezë boksi metalike.

Lënda narkotike, doreza e boksit dhe automjeti u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale në ngarkim të dy të arrestuarve do ti kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprat penale: “Trafikim i Narkotikëve në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.
burrel
burrel

Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)