DURRES - Vrasjet dhe dhuna brenda familjes në vendin tonë është bërë si një lojë ping-pongu, ku një herë godasin burrat dhe një herë godasin gratë. Dje duket se e kanë pasur rradhën burrat. Kur Asllan Hoxha 37 vjeç ka dhunuar gruan e tij, Enkeleda Hoxha pesëmuajshe shtatzënë. Burri e ka dhunuar gruan e tij në sy të fëmijës së tyre 15 muajsh. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e djeshme rreth orës 12:00 në banesën e familjes Hoxha në lagjen numër 9 të qytetit bregdetar të Durrësit.
Ndërkohë që Enkeleda Hoxha, gruaja e dhunuar, ka telefonuar policinë në numrin 129, për të denoncuar dhunën që bashkëshorti kishte ushtruar ndaj saj. 37-vjeçari pasi ka dhunuar gruan e tij shtatzënë e ka spërkatur me lëndë djegëse. Menjëherë pasi policia e qytetit të Durrësit ka marrë telefonatën, është nisur në vendin e ngjarjes, ku ka gjetur 37-vjeçarin, duke mbajtur në dorë një çakmak, me të cilin kishte kërcënuar se do t’i vinte zjarrin banesës.
Enkeleda Hoxha ka mundur të njoftojë policinë, duke shmangur kështu tragjedinë. Policia ka mundur të arrestojë menjëherë në flagrancë bashkëshortin dhunues, teksa ai kërcënonte se do të digjte gruan shtatzënë bashkë me fëmijën e tij. Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja e rëndë të ketë pasur motiv xhelozinë. Ndërkohë, mësohet se gruaja shtatzënë ka denoncuar disa herë në polici dhunën e bashkëshortit e cila dje mund të rezultonte fatale.
Gruaja shtatzënë nuk është paraqitur as në urgjencën e spitalit, as në atë të maternitetit, pasi nuk ka patur dëmtime që mund t’i rrezikonin jetën asaj dhe foshnjës. Gjendja e saj shëndetësore është e qëndrueshme, përpos traumës së pësuar për shkak të dhunës. Dhuna dhe krimi brenda familjes është bërë një fenomen shqetësues për shoqërinë shqiptarë. Vetëm dhjetëditëshin e fundit në vendin tonë kanë humbur jëtën tre gra si pasojë e krimit në familje.
Ndërsa dy ditë më parë një grua ka plagosur me thikë pas shpine bashkëshortin e saj. Dhe jo më larg se mbrëmjen e të enjtes një grua ka vrarë fqinjin e saj për shkak të një borxhi. Nga dhuna në familje ato që janë më të prekura janë femrat, pasi vetëm për këtë vit janë vrarë 9 femra si pasojë e krimit brends familjes. Vetëm për vitin 2013, deri më tani janë plot 400 gra që i janë drejtuar Gjykatës së Tiranës dhe kërkojnë urdhra mbrojtje nga burrat e tyre.
Lajmi u përditësua
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.07.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4434
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08