Bursat olimpike, përfitojnë 8
sportistë nga KOKSH

Bursat olimpike, përfitojnë 8<br />sportistë nga KOKSH<br>
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit me 8 sportistë të talentuar, të cilët do të mbështeten me bursë olimpike.
Vitet e fundit ka mbështetur me bursë olimpike dy sportistët që morën pjesë në Olimpiadën Dimërore, Erjon Tola e Suela Mëhilli.

Këtë vit janë Lojërat Mesdhetare, më pas Lojërat Olimpike Europiane dhe në fund Olimpiada e “Tokio 2020”, evente ku KOKSH synon të bëjë paraqitje të mira.
Ndaj është vendosur që të mbështeten me bursë olimpike 8 sportistë që vijnë nga 7 federata sportive, duke u dhënë mundësi që të bëjnë edhe një trajnim më të specializuar.

Dhe këta janë:
Izmir SMAJLAJ ATLETIKË
Luiza GEGA ATLETIKË
Evangjeli VELI PESHËNGRITJE
Nikol MERIZAJ NOT
Jon VRENOZI XHUDO
Eriglen PRIZRENI MUNDJE
Xhino TOLI KARATE
Elord GJANA TAEKËONDO

KOKSH synon që këta sportistë të përgatiten sa më mirë, për të arritur kualifikimin për në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Edhe pse duhen më shumë se 2 vite që të nisë Olimpiada, është vendosur që të mbështeten më herët këta sportistë, në mënyrë që të ndërtohet një ekip olimpik i fortë.

a.m/Shqiptarja.com

                                       

 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur