Busek: Kosova të ndahet
Reagon AK: Kufijtë jo paza

Busek: Kosova të ndahet<br />Reagon AK: Kufijtë jo paza
TIRANË - Aleanca Kuq e Zi reagon pas deklaratës së Erhard Busek, ish-koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, i cili deklaroi se Kosova me Serbinë duhet të ndahet. Aleanca Kuq e Zi, deklaron se është kundër copëtimit të territoreve në Kosovë, ndërsa shprehet se mbështet projektin amerikan për Kosovën.
“Kufijtë e Kosovës nuk janë cështje pazaresh. Mbështesim projektin amerikan për Kosovën”, thuhet në reagimin e AK.Sipas kësaj lëvizje, propozimi i Busek nuk është konstruktiv për rajonin. “Prioritet duhet të jetë stabiliteti në rajon. Shkëmbimi i territoreve nuk siguron stabilitet ”, thekson AK.

BUSEK: NDARJE KOSOVËS
Ish kooradinatori për Paktin e Stabilitetit përmendi edhe shkëmbim territoresh.Sipas tij Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës, e veriu i Kosovës Serbisë, për një zgjidhje të qëndrueshme në Ballkan.“Jam i bindur që në fund të fundit nëse asgjë nuk do të jetë e mundur, atëherë ndarja është zgjidhje”, ka deklaruar Busek.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vijon zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet

Vijon zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet