SHBA- Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H.W. Bush ka ruajtur kokën këtë javë për të treguar solidaritet ndaj një vogëlushi të prekur nga kanceri. 2-vjeçari, i cili përmendet me emrin Patrick, me qëllim që mos jepet identiteti i tij i vërtetë, është djali i një prej rojeve të sigurisë së ish-Presidentit, raporton "Huffingtonpost". Vogëlushi ka humbur flokët gjatë trajtimit për leucemi.
 
Në shenjë solidariteti, të gjithë anëtarët e shërbimit të sekret të Bush-it, kanë rruajtur kokën për të treguar mbështetje ndaj vogëlushit. Dhe 89-vjeçarit i erdhi kjo ide pasi 41 anëtarët e sigurisë së tij kishin rruajtur kokën në shenjë mbështetjeje për djalin e kolegut të tyre.
 
Fotot e ish-Presidentit me Patrick-un janë postuar në rrjetin social “Twitter” nga zëdhënësi i Bush, Jim McGrath.
bush
bush 1
(Foto: George W. Bush dhe anëtarët e shërbimit sekret e fëmijën 2-vjeçar)
 
60 vjet më parë, George Bush dhe Barbara Bush, prindërit e George W Bush humbën vajzën e tyre Robin nga leucemia, kur ajo ishte vetëm 4 vjeç.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)