"Do merrni qindarkë për qindarkë ato që ju takojnë për përmbytjet dhe për këtë është garant Sali Berisha dhe qeveria. Alternativa jonë është e mundit e djersës, e begatimit, e dinjitetit, e ecjes përpara”, deklaroi Berisha.
Gjatë fjalës së tij para elektoratit, kreu i kësaj force politike dhe njëherësh kryeministri i Shqipërisë, tha se PS është alternativa e mashtrimit. Sipas tij, “heqja e TVSH-së për grurin apo miellin, do të dëmtojë rëndë prodhimin dhe shitjen e këtyre produkteve, pasi nuk do të mund të konkurrojnë prodhimet e huaja. Kjo do t'ju çojë drejt falimentimit”. nër
Duke thnënë se alternativa e PS-së është ajo të mashtrimit, kreu i qeverisë tha se "përballë nesh qednron alternativa e mashtrimit, tepër e rrezikshme për fermerët e Bushatit, të Shqipërisë. Shoku i autobusit që endet si Nastradin nëpër rrugët e Shqipërisë, ju deklaroi qytetarëve të Delvinës së do heqë TVSH-në për 5 produkte bujqësore. Kjo domethënë t’ua kalbësh në ara, të falimentosh femrat. Sepse TVSH është mbrojtja që u behet nga ushqimet e importuara. Të heqësh TVSH për ushqimet domethënë të rrëzosh përtokë fermat shqiptare, mundin dhe djersën e fermerëve shqiptarë. Ajo është e vetmja mburojë që ju mbron nga një vërshim i gjithanshëm i prodhuesve të vendeve të tjera që marrin subvencione kolosale. Nastradini përpiqet t’ju mashtrojë ju dhe thotë se taksa e sheshtë është e pandershme. Shoku i autobusit do t’ju paraqesë ju për të ndershme taksën e Marksit, Spiro Kolekës, taksën me të cilën rrënohen bizneset".
Berisha tha se "Komuna e Bushatit ka njohur zhvillimin e një infrastrukture moderne, dhe së shpejti do të ndërtohet rruga Bushat-Velipojë".
Sipas kreut të qerisë, ndërtimi i Hidrocentralit të Ashtës, i ka dhënë një zhvillim më të madh kësaj zone, dhe ka ndikuar në rritjen e punësim.
TOPALLI: DOSHIN E RAMEN JU DO T'I RRIHNI ME VOTE ME 23 QERSHOR
Gjatë fjalës së saj para elektoratit, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, tha se PD ofron një alternativë për më shumë mundësi për investime dhe punësim dhe në qarkun e Shkodër do marrë 8 mandate.
Duke iu përgjigjur Tom Doshit dhe Ramës të cilët javën e kaluar zhvilluan fushatën në Shkodër Topalli tha: Rama dhe Doshët thonë se të rreh Jovefina, por ju do t’i rrihni me votën tuaj në 23 qershor dhe në Shkodër do të marrim 8 mandate."
TOPALLI: RAMA, HESHTJE MORTORE PER 3 LIGJET
Topalli tha se alternativa tjetër, është ajo e bllokimit, e cila pengoi votimin e tre ligjeve. Ndërkaq u shpreh se “kreu i PS nuk gjeti 2 minuta kohë për të reaguar për 3 ligjet. Heshtje mortore”.
Sipas Topallit, “Edi Rama njeh vetëm rritjen e taksave. Ai është alternativa antibiznes”.
Ndërsa, kandiatë për deputet për këtë komunë Gjok Uldedaj, tha se "qeveria për 8 vite ka krijuar një klimë miqësore biznesi". Uldedaj tha se investimet e bëra në një sërë sektorësh, si dhe në hidrocentaralin e Ashtës, kanë krijuar më shumë mundësi për punësimin e qytetarëve të Bushatit.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)