Bushati apel opozitës nga Brukseli:
Negociatat, përparësi kombëtare 

Bushati apel opozitës nga Brukseli:<br />Negociatat, përparësi kombëtare <br>
Nga Brukseli Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati përsëriti mesazhin e kryeministrit Rama që opozita dhe qeveria të bëhen bashkë për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Bushati tha se vendi është shumë pranë hapjes së negociatave, por për t’i dhënë dorën e fundit duhet që palët të dalin mbi cdo sherrnajë.

“Me ministrat e vendeve të BE dhe kandidatëve diskutuam për zgjerimin. U rikonfirmua një mbështetje për politikën e zgjerimit, për procesin e reformave, kryesisht reformën në drejtësi dhe hapat e parë me Vettingun, luftën kundër krimit dhe kultivimit të drogës për rolin e Shqipërisë për qartësinë strategjike e linjëzimit të politikës së jashtme dhe për faktin që Shqipëria është më afër se kurrë, një vendimmarrje për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Puna nuk ka përfunduar, duhet të nxiten të gjitha forcat parlamentare për të vijuar reformat dhe për të hequr të gjitha pengesat sepse procesi i vendimmarrjes për bisedimet është dhe duhet të bëjë një përparësi kombëtare dhe duhet të dalë mbi cdo sherrnaje politike” deklaroi ai

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

PD akuza se grabitën prona në Vuno, Rama: Baltë mbi familjen time, shihemi në gjyq! Trashëgimtarët e pronave të stërgjyshit s’kanë marrë certifikatë

PD akuza se grabitën prona në Vuno, Rama: Baltë mbi familjen time, shihemi në gjyq! Trashëgimtarët e pronave të stërgjyshit s’kanë marrë certifikatë