Bushati: Basha dështim dramatik 
40 milion dollarë mungesë në 2013 

Bushati: Basha dështim dramatik <br />40 milion dollarë mungesë në 2013 
TIRANE - Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati në një deklaratë për mediat ka hedhur akuza se Lulzim Bashës i mungojnë plot 40 milion dollarë për vitin 2013 pasi ka arritur të mbledhë 58.7%të të ardhurave për këtë vit.

Sipas Bushatit premtimi i Bashës se do të rriste të ardhurat e Bashkisë së Tiranës është një dështim dramatik.

Deklarata e plotë e Ervin Bushatit
Dështimi i Lulzim Bashës si kryetar bashkie është i gjithanshëm. Asnjë kryetar bashkie më parë nuk ka shënuar rekordin e Lulit për premtime te pambajtura.
Në 2011 premtoi se do të rriste të ardhurat e Bashkisë Tiranë me “të paktën 2.5 herë”. Ky ishte padyshim një nga premtimet më të rëndësishme të Lulit.
Por natyrisht Luli ka dështuar edhe në këtë pikë. Ka dështuar në mënyrë dramatike.

Ja se cfarë thonë të dhënat e vitit 2013 të publikuara në Relacionin e Realizimit të Buxhetit për vitn 2013, një dokument i hartuar nga vetë Bashkia që Luli drejton.
Lulzim Basha ka arritur të mbledhë vetëm 58.7% të të ardhurave për vitin 2013. Thënë më shkoqur Lulzim Bashës i mungojnë plot 40 milionë dollarë për vitin 2013.

Qytetarët janë mësuar tanimë me refrenin e Lulit se ai ka dështuar meqë nuk ka pasur mbështetjen e qeverisë. Por e vërteta është se për këto 40 milionë dollarë të munguara faji është thjesht e vetëm i Lulit. 40 milionë dollarë projekte të munguara në shërbime, infrastrukturë, parqe, gjelbërim, turizëm e kulturë.

Arsyeja është e thjeshtë: Luli ka qenë shumë i zënë me punë të tjera. Mes punës në Holandë dhe punës si Kryetar i Partisë Demokratike Luli thjesht s’ka pasur kohë të merret me punët e Bashkisë dhe problemet e qytetarëve të Tiranës.

Në 21 qershor qytetarët do të kenë një mesazh të thjeshtë për Lulzim Bashën. Qytetarët kërkojnë një kryebashkiak që të punojë për ta cdo ditë të javës e cdo orë të ditës. Pas 21 qershorit Tirana do të jete në drejtimin e duhur. 

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos