Bushati: Basha dështoi me ndërtimin
e rikonstruksionin e shkollave të reja
Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati deklaron se problem i Tiranës në këto 4 vjet ka qënë Lulzim Basha dhe dështimet e tij që nga projektet më modeste e deri te ato më komplekset. Sipas tij, Basha ka dështuar me rikonstruksionin dhe ndërtimin e shkollave të reja në kryeqytet duke iu mohuar nxënësve të kryeqytetit shkollimin në kushtet më të mira.
Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati deklaron se problem i Tiranës në këto 4 vjet ka qënë Lulzim Basha dhe dështimet e tij që nga projektet më modeste e deri te ato më komplekset.
Sipas tij, Basha ka dështuar me rikonstruksionin dhe ndërtimin e shkollave të reja në kryeqytet duke iu mohuar nxënësve të kryeqytetit shkollimin në kushtet më të mira.
“Për vitin 2013 plani i Lulit parashikonte ndërtim dhe rikonstruksion për plot 19 shkolla me një faturë financiare prej 16 milion e 600 mijë dollarësh. Vuri në dispozicion të këtij projekti për vitin 2013 vetëm 890 mijë dollarë prej të cilave arriti të realizojë vetëm 285 mijë dollarë investime. Pra, arriti të realizojë vetëm 1.7% të projektit! Me këto ritme Lulzim Basha duhet të rrinte kryetar bashkie edhe për të paktën edhe 20 mandate për të mbajtur premtimin e bërë me aq bujë në vitin 2011”, thotë Bushati.
Më poshtë deklarata e plotë e Bushatit: Lulzim Basha ka dështuar në çdo aspekt të punës së tij, qoftë në projektet e mëdha që sipas tij do të transformonin kryeqytetin, qoftë në projektet më modeste që janë pjesë organike e punës së çdo bashkie.
Premtoi se do të eleminonte mësimin me dy turne në shkollat e kryeqytetit dhe se fëmijët do të shkolloheshin në kushte të mira me klasa me më pak se 30 nxënës. Premtoi se do t’i realizonte këto premtime duke ndërtuar shkolla të reja dhe duke rikonstruktuar shkollat ekzistuese.
Por çfarë ka bërë realisht?Për vitin 2013 plani i Lulit parashikonte ndërtim dhe rikonstruksion për plot 19 shkolla me një faturë financiare prej 16 milion e 600 mijë dollarësh. Vuri në dispozicion të këtij projekti për vitin 2013 vetëm 890 mijë dollarë prej të cilave arriti të realizojë vetëm 285 mijë dollarë investime.
Pra, arriti të realizojë vetëm 1.7% të projektit!
Me këto ritme Lulzim Basha duhet të rrinte kryetar bashkie edhe për të paktën edhe 20 mandate për të mbajtur premtimin e bërë me aq bujë në vitin 2011.
Lulzim Basha ka vetëm një refren për dështimin e tij: më ka penguar qeveria duke mos më dhënë fondet e nevojshme. E vërteta në fakt është krejt ndryshe. Mjafton të kujtojmë se vetëm për vitin 2013 Lulit i mungojnë plot 40 milionë dollarë metë cilat do të kishte zgjidhur njëherë e mirë qoftë problemin e mësimeve me dy turne, qoftë problemin e mbipopullimit të klasave!
Sot qytetarët e Tiranës e dine që problemi i Bashkisë së Tiranës në këto 4 vjet ka qenë Lulzim Basha. Prandaj në 21 qershor ata do të votojnë për ta rikthyer kryeqytetin në drejtimin e duhur.
Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
72.9%
-
Jo
24%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 743
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Do e shikojmë kur të dal nga burgu' Leonard Luzi kërcënon në gjyq të penduarin Amarildo Nikolli! Tregoi planin për vrasjen e Inez Hajrullës
10 Janar, 13:59
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, Berisha: Do votojmë çdo ndryshim! Jemi në negociata
10 Janar, 13:48
-
Do vrisnin Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn, GJKKO dënon me nga 22 vite burg Leonard Luzin dhe Muharrem Koroveshin! I pandehuri kërcënon prokuroren e SPAK
10 Janar, 13:45
-
Shkodër/ Rama viziton Poliklinikën e Specialiteteve, do ofrojë 22 shërbime! Risi në specialitete si kirurgjia, ortopedia apo infektivi
10 Janar, 13:44
-
Tiranë/ I dashuri i vajzës dhe 4 djem në kërkim për alarmin tek 'Astiri', policia: Dyshohet se mbajtën të mbyllur 21-vjeçaren
10 Janar, 13:34
-
SPAK nxjerr blof Berishën, asnjë dosje për deputetin Pandeli Majko në Prokurorinë e Posaçme
10 Janar, 13:26
-
Zyrtare/ Armando Broja mbetet pa trajner, Everton e shkarkoi disa orë para ndeshjes! Kandidatët për stolin e mbetur bosh
10 Janar, 13:24
-
Zbardhet vrasja e sipërmarrësit shqiptar në Itali, bashkatdhetari pranon krimin: E prita në një zonë të errët, ku s'kishte kamera
10 Janar, 13:19
-
Tiranë/ Deputeti Asllan Dogjani paraqitet në GJKKO për seancën paraprake! I pandehur për fshehje dhe mosdeklarim pasurie
10 Janar, 13:08
-
Pasojat që do t’i kishte Serbia nga sanksionimi i industrisë së naftës
10 Janar, 13:02
-
Paris Hilton tregon shtëpinë e saj të djegur nga zjarret në Los Anxhelos: Është shkatërruese të shohësh vetëm hirin (VIDEO)
10 Janar, 12:54
-
OKB: Rritja ekonomike globale për 2025 do të jetë 2.8%
10 Janar, 12:52