Bushati: Basha, kyebashkiaku
historik për premtimet e pambajtura

Bushati: Basha, kyebashkiaku<br />historik për premtimet e pambajtura
Deputeti i Partisë Socialise, Ervin Bushati në një deklaratë për mediat është shprehur se kryetari aktual i bashkisë së Tiranës do të hyjë në histori si Kryebashkiaku me më shumë premtime të pambajtura.

Ai ka cituar disa nga premtimet e pa mbajtura nga Basha si: Për përpunimin e ujrave të zeza, pastrimin e qytetit, për projektet e shumta që sipas tij Basha premtoi se do bënte në 4 vite në krye të bashkisë së Tiranës.

Bushati ka thënë se janë të gjitha këto arsyet se përsë qytetarët në 21 qershorë duhet të votojnë për kandidatin e mazhorancës për bashkinë e Tiranës, si zgjedhja e vetme që kryeqyteti të rikthehet në rejtimin e duhur.
 
Lulzim Basha do të hyjë në historinë e Tiranës si kryebashkiaku me më shumë premtime të pambajtura.
Lista është aq e gjatë sa ç’është absurd pretendimi i zëdhënëseve të PD për vizionin e Lulit për kryeqytetin.
Premtoi se Tirana do të ishte një nga qytetet më të pastra në Europë dhe se ujërat e zeza nuk do të derdhen më në Lumin e Tiranës, por do te përpunohen.
Në 4 vjet nuk ka bërë absolutisht asgjë. Asnjë projekt, asnjë projekt ide, asnjë studim se për investime as që bëhet fjalë. Asnjë fjalë për ndonjë impiant përpunimi të ujërave të zeza dhe zgjidhjen e kësaj situate. Jo vetëm që nuk e zgjidhi problemin për Lumin e Tiranës, por ka lënë edhe Lanën të katandiset në një ambient të pisët publik, që bën me turp çdo qytetar të Tiranës dhe na bën me turp si vend përpara çdo të huaji që viziton sot kryeqytetin.
Qytetarët natyrisht nuk presin më zgjidhje nga Luli. E tanimë e kanë të qartë që Luli s’ka as guximin e qytetarinë që të dalë t’u shpjegojë se çfarë ka bërë për Tiranën.
Zgjidhja e këtyre problemeve prej të cilave vuan sot kryeqyteti do të vijë pas 21 qershorit kur Tirana të rikthehet në drejtimin e duhur
", tha Bushati

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve