Bushati: Basha s'ka mbajtur asnjë
 premtim, fshihet pas Kosovës

Bushati: Basha s'ka mbajtur asnjë<br /> premtim, fshihet pas Kosovës
Deputeti socialist Ervin Bushati ka akuzuar kryetarin e PD-së, Lulzim Basha se nuk ka mbajtur ansjë premtim gjatë katër viteve në krye të Bashkisë së Tiranës. Bushati tha se Basha ka hapur thesin e çudirave për zgjedhjet lokale të 21 qershorit, e madje sipas tij ai po fshihet pas një kandidati si Halim Kosova.

Deputeti socialist tha se vota e 21 qershorit do të jetë një mesazh i qartë për Lulin dhe Partinë Demokratike se qytetarët dinë t’i dallojnë mire mashtruesit.
 
 
Deklarata e plotë e deputetit Ervin Bushati

Lulzim Basha s’ka mbajtur asnjë premtim në këto 4 vite. E megjithatë sot e ka hapur thesin duke premtuar çudira që nuk ia besojnë më as kandidatët e Partisë së tij Demokratike.
Dje, ishte kandidati i tij për Tiranën zëri më i fundit që iu bashkua kritikave duke denoncuar premtimin e pambajtur të Lulit për ndërtimin e terreneve sportive në kryeqytet.
“Problemi kryesor është infrastruktura e sportit dhe e terreneve sportive, problemi fillon që nga A-ja”, - tha dje Halimi. A i mbani mend premtimet e Lulit për sportin? Për investimet në terrene sportive dhe ndërtimin e të paktën një qendre sportive për çdo njësi bashkiake?
Siç e tha dhe vete Halimi, Luli jo vetëm që s’e ka mbajtur këtë premtim, por nuk e çoi dot as nga A-ja tek B-ja. Premtoi çudira për sportin, por sot në fundin e mandatit të tij e ka katandisur dhe ekipin e Tiranës në ditë të hallit.
Lulzim Basha i di dështimet e tij më mirë se kushdo. Prandaj zgjodhi të fshihet pas një kandidati si Halimi për t’i shpëtuar përballjes me votë në 21 qershor; Prandaj i shmanget qytetarëve të Tiranës tamam si një frikacak, ashtu siç i është shmangur si frikacak çdo përballje me dështimet dhe abuzimet e tij.
Vota e 21 qershorit do të jetë një mesazh i qartë për Lulin dhe Partinë Demokratike se qytetarët dinë t’i dallojnë mire mashtruesit. Në 21 qershor qytetarët do të bëjnë zgjedhjen e drejte për ta çuar Tiranën dhe mbarë Shqipërinë në drejtimin e duhur.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, banori: Shkak kanali i ujërave të shiut, hera e fundit kur u pastrua ishte 6 vite më parë

Përmbytjet në Vlorë, banori: Shkak kanali i ujërave të shiut, hera e fundit kur u pastrua ishte 6 vite më parë