Ministri Ditmir bushati i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha pas akuzave të këtij të fundit në lidhje me çështjen e detit, se po i falin Greqisë 1 mijë kilometra katorë det.

Bushati shkruan se është degë e një trungu që s’u përkund kurrë për 500 vite histori.

“Mos e përmend detin se aty do nxijë përjetë faqja jote e zezë! Kjo qeveri ku kam nderin të jem, do rikthejë dinjitetin që ti i’a shkele Shqipërisë e do hapë një faqe të re partneriteti strategjik me fqinjin”, shkruan Bushati në twitter.

Statusi në Twitter i Ditmir Bushatit
Sali! Unë jam dega e një trungu që s’u përkund kurrë në 500 vjet histori. Mos e përmend detin se aty do nxijë përjetë faqja jote e zezë! Kjo qeveri ku kam nderin të jem, do rikthejë dinjitetin që ti i’a shkele Shqipërisë e do hapë një faqe të re partneriteti strategjik me fqinjin.

Er.K/Shqiptarja.com