Pas takimeve në Bruksel, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka përshëndetur mbështetjen e ofruar në rrugën e integrimit europian të Shqipërisë. Në faqen e tij në rrjetin social "Facebook", ai vlerëson mbështetjen e drejtuesve të institucioneve vendimmarrëse në Bruksel për rrugën drejt integrimit drejt BE dhe rolin e vendit tonë në NATO.
"Mbështetje për rrugën në BE dhe rolin tonë në NATO nga të gjithë drejtuesit e institucioneve vendimmarrëse në Bruksel! Flm për vlerësimin!", shkruan ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati. Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, i cili ndodhet në Bruksel në përbërje të delegacionit të Kryeministrit Rama, ku ka zhvilluar një sërë takimesh me zyrtarë të lartë të BE-së.
Përveç agjendës së përbashkët të takimeve që ka patur me Kryeministrin Rama, Bushati ka patur dhe takime të veçanta me zv.presidentin e PE, Gianni Pittella dhe me eurodeputetin Eduard Kukan.
Në të gjitha këto takime u theksua gatishmëria e Qeverisë Shqiptare në përmbushjen e të gjitha prioriteteve kyçe për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave. Në këto takime zyrtarët e lartë europianë theksuan mbështetjen për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Shkrimi u publikua sot (18.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com