Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka reaguar përmes një statusi në Twitter duke dënuar sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës.
 
Bushati e cilëson sulmin kundër demokracisë, stabilitetit dhe rrugës Europiane të Kosovës.
 
 "Sulmi ndaj Kuvendit të Kosovës, sulm kundër demokracisë, stabilitetit, institucioneve legjitime dhe rrugës Europiane! Autorët para drejtësisë"deklaron ai.
 
Sulmi me predha antitank ndaj godinës së Kuvendit të Kosovës u regjistrua mbrëmjen e së enjtes rreth orës 23:00, ndërsa nuk ka të lënduar.
 
Shpërthimi ka ndodhur në katin e katërt të Kuvendit ku ndodhen zyrat e protokollit, arkivës si edhe zyra e presidentit Hashim Thaçi.
 
Autoritetet e Kosvovës kanë nisur hetimet, ndërsa sulmi është dënuar nga të gjitha partitë politike.


d.b/shqiptarja.com