Qirjako Qirko e ushtron detyrën e funksionarit më të lartë pas ministrit në dikasterin e jashtëm, që prej tetorit të vitit 2013. Zgjedhja e tij u bë përmes një konkursi, që u cilësua si risi në shërbimin diplomatik shqiptar. Ai është një diplomat karriere dhe ish-drejtues i seksionit të të Drejtave Njerëzore dhe Minoriteteve në Ministrinë e Jashtme por dhe ish-ambasador në Holandë, për të qëndruar më pas në tetë vite të qeverisjes demokrate, me profil jo të lartë në diplomaci. Qirko ka qenë dhe kandidat për President më 2007 kur iu zgjodh Topi.