Bushati: Do të donim që zgjerimi
i BE të ecë me ritme më të shpejta

Bushati: Do të donim që zgjerimi<br />i BE të ecë me ritme më të shpejta
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, i kërkon Bashkimit Europian përshpejtimin e procesit të zgjerimit drejt Ballkanit Perëndimor. Nga punimet e Samitit të Parisit, Bushati tha se zgjerimi i shpejtë do ndikonte procesin e shtetndërtimit dhe shtetkonsolidimit demokratik.

Kreu i diplomacisë shqiptare nënvizoi se gjithsesi do të dëshironte që zgjerimi i BE-së të ishte me ritme më të shpejta.
 
"Organizimi i Samitit të Ballkanit Perëndimor në Paris për të tretin vit radhazi në kushtet kur Europa po përballet me pasojat e Brexit është një lajm i mirë në vetvete sepse dëshmon që angazhimet e BE përkundrejt vendeve të Ballkanit Perëndimor mbeten të pandryshuara. Ndonëse të gjithë do të dëshironim që politika e zgjerimit të ecte me ritme më të shpejta dhe më cilësore për të përfunduar një orë e më parë procesin e shtetndërtimit dhe shtetkonsolidimit demokratik të vendeve të Europës Adriatike apo vendeve të Ballkanit Perëndimor",  tha Bushati.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'