ARABI- Emiratet e Bashkuara Arabe shumë shpejt do të investojnë në fusha me interes reciprok me Shqipërinë. Ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe Sheik Abdullah bin Zayed Al Nahyan, konfirmoi vizitën e tij në Tiranë në muajin mars të vitit të ardhshëm, së bashku me një grup të rëndësishëm të kompanive emiratase, pikërisht për konkretizimin e këtyre projekteve.
 
Shefi i diplomacisë arabe pati një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe Ministrin e Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri. Gjatë takimit u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe u fol për mundësitë e mëdha të zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve, në sektorë strategjikë të ekonomisë, si portet, energjitika dhe transporti.
 
Ministri Bushati falendëroi Qeverinë e Emirateve të Bashkuara Arbe për mbështetjen që ky vend ka dhënë në njohjen e Kosovës dhe për rolin konstruktiv që ky vend ka luajtur në rajonin e Lindjes së Mesme

Redaksia Online
(g.m/e.s/shqiptarja.com)