Bushati e Gjiknuri takim me
Ministrin e Jashtëm të Emirateve

Bushati e Gjiknuri takim me<br />Ministrin e Jashtëm të Emirateve
TIRANË - Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri kanë zhvilluar një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Abdullah bin Zayed Al Nahyan.
 
Gjatë takimit u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe u fol për mundësitë e mëdha të zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve, në sektorë strategjikë të ekonomisë, si portet, energjitika dhe transporti.
 
Ministri Bushati bëri një prezantim të mundësive për investime në Shqiperi, ku veçoi fushat e transportit, turizmit dhe energjitikës, si fusha me potenciale të mëdha investimi.
 
Gjithashtu, ai falendëroi Qeverinë e Emirateve të Bashkuara Arbe për mbështetjen që ky vend ka dhënë në njohjen e Kosovës dhe për rolin konstruktiv që ky vend ka luajtur në rajonin e Lindjes së Mesme.
 
Ministri i Punëve të jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe u shpreh se vendi i tij është i interesuar për mundësitë konkrete që ka Shqiperia në fusha të ndryshme dhe nënvizoi rëndesinë e rritjes së shkëmbimeve tregtare midis dy vendeve.
 
Ai konfirmoi vizitën e tij në Tirane në muajin mars të vitit të ardhshëm, së bashku me një grup të rendesishëm të kompanive emiratase, me qëllim konkretizimin e projekteve në fusha me interes reciprok.
 
Në fund të takimitm, Ministri Bushati përgëzoi homologun e tij për EXPO 2020, që do të mbahet në Dubai.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Pashkët Ortodokse/ Durrës, besimtarët mblidhen në katedralen e Apostul Pavlit dhe Shën Astit për ceremoninë e Udhës së Kryqit

Pashkët Ortodokse/ Durrës, besimtarët mblidhen në katedralen e Apostul Pavlit dhe Shën Astit për ceremoninë e Udhës së Kryqit