Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, duket se ka filluar të flasë me gjuhën e kryeministrit në lidhje me gazetarët e mediat. Prej ditësh, kryeministri Rama tërhoqi jo pak vëmendje pas sulmit publik që iu bëri gazetarëve, duke i fyer rëndë, teksa i quajti ata ‘të paaftë, të paditur ...’.
/Shqiptarja.com
Ndërsa sot ministri Bushati ka postuar disa foto në ‘facebook’, ku ndër të tjera shkruan se ‘Shqipëria është më e bukur se kronika e lajmeve apo debatet e parlamentit’.
“Shqiperia është më e bukur se kronikat e lajmeve apo debatet e parlamentit. Fotografitë e shkrepura nga njerëzit e zakonshëm, shqiptarë apo të huaj, flasin më qartë se sa sherrnajat për efikasitetin e programit të Rilindjes Urbane”, shkruan Bushati.
(Postimi i ministrit Bushati)
[gallery]24428[/gallery]
d.c./shqiptarja.com

FOTO










