Bushati: Fronte me mendësi
koorporatiste s'duan reformën

Bushati: Fronte me mendësi<br />koorporatiste s'duan reformën
"Fronte me mendësi koorporatiste po i bëjnë rezistencë miratimit të reformës në drejtësi". I këtij mendimi është ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i cili ende shpreson në gjetjen e një kompromisi mes partive politike për këtë reformë.
 
“Ka një debat mes aspiratës popullore për ndryshim dhe një lloj fronti rezistence që ushqehet nga mendësi koorporatiste në sistemin e drejtësisë. Të gjithë aktorët politik duhet të punojnë me përgjegjshmëri për gjetjen e një zgjidhje në përputhje me standardet ndërkombëtare që imponon drafti i përgatitur”, u shpreh kryediplomati shqiptar.
 
Deklaratën ministri Bushati e bëri në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun polak, Witold Waszczykowski. Gjatë këtij takimi, ministri Bushati evidentoi progresin e bërë nga Qeveria shqiptare në adresimin e 5 prioriteteve kyçe në procesin e integrimit evropian, për angazhimin me qëllim miratimin e reformës në drejtësi, si një reformë e një rëndësie të jashtëzakonshme për forcimin e shtetit ligjor në vend dhe me impakt të drejtpërdrejtë në avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian. Ministri Waszczykowski shprehu mbështetjen e vazhdueshme dhe të pandryshueshme të Polonisë për procesin e reformave që ka ndërmarrë Qeveria shqiptare në vijim të rrugëtimit evropian të vendit tonë.
 
Dy Ministrat vlerësuan si tepër të rëndësishëm forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit shumëpalësh, bashkëpunimit rajonal dhe mes rajoneve (V4-WB6), si dhe koordinimin e përpjekjeve të përbashkëta në përballjen me sfidat e sigurisë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Horoskopi për sot, ditë e mirë për disa shenja në fushën profesionale dhe të ndjenjave! Ja ku duhet të tregoni kujdes

Horoskopi për sot, ditë e mirë për disa shenja në fushën profesionale dhe të ndjenjave! Ja ku duhet të tregoni kujdes